Të nderuar fermerë dhe ju shfrytëzues të ujit për ujitje,
Ju njoftojmë se të mërkurën më datë 03.07.2024 do të kemi ndërprerje të ujit për ujitje. Kjo për shkak të problemit të shfaqur në gypsjellësin 1800mm në Rezinë.
Ky problem atakon nënsistemet: Anadrini i Ulët, Ura e Terezive, Rogovë.
Me angazhimin e ekipeve të terenit dhe angazhimin tonë si kompani do të bëjmë maksimumin që furnizimi i rregullt me ujë të vazhdojë të ejten më datë 04.07.2024.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj si dhe probleme të tilla të mos përsëriten!
Me respekt!
KRU Radoniqi-Dukagjini Sh.A. Gjakovë