KRU Radoniqi – Dukagjini

Të nderuar fermerë dhe të gjithë konsumatorët e ujit për ujitje, ju njoftojmë se sot, më datë 21.04.2026, kemi filluar furnizimin me ujë për ujitje.

Sot fillon mbushja e rrjetit të sistemit të ujitjes, si dhe furnizimi për nënsistemin “Anadrini i Ulët” (Xërxe–Piranë), ndërsa në ditët në vijim do të furnizohen edhe nënsistemet tjera.

Luteni që të kontrolloni dhe të kujdeseni për pajisjet furnizuese të ujit (hidrantët) në parcelat tuaja. Njëkohësisht, ju kërkojmë që të kurseni ujin maksimalisht.

Kompania ju uron një sezonë të mbarë dhe produktive, si dhe shpresojmë për furnizim të rregullt dhe pa probleme në infrastrukturën kryesore.

Sezonë të mbarë dhe të gjitha të mirat për ju!

K.R.U. “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë