KRU Radoniqi – Dukagjini

Qendra e thirrjeve:
+383 390 320 054  |  +383 390 320 536

Të nderuar shfrytëzues të ujit për ujitje,

me datë 30.09.2022 është ndërprerë furnizimi me ujë për ujitje, duke shënuar përfundimin e sezonës së ujitjes 2022.

Kompania Regjionale e Ujitjes ,,Radoniqi-Dukagjini” shpreson që ka qenë një sezonë e suksesshme për ju si dhe shpreson që furnizimi me ujë ka qenë i rregullt dhe mirëmbajtja e sistemit dhe objekteve të sistemit nga ekipet tona të mirëmbajtjes ka qenë në nivel.

Jemi munduar që me kapacitetet që Kompania ka, të jemi gjithmonë të pranë jush, të rregullt me shërbimet tona.

Kompania ju falënderon për bashkëpunimin tuaj si dhe shpresojmë që gjithmonë të ndaheni të kënaqur nga shërbimet tona.

P.s Ju lutemi që objektet, pjesë përbërëse të sistemi(hidrantat), që keni në parcelat tuaja t’i mirëmbani dhe kujdeseni që të jenë në gjendje të rregullt për sezonën pasuese.

Duke shpresuar për një periudhë të mirë dimri, qofshi gjithmonë me të mira!

Shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!

Me respekt!

K.R.U ,,Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë