Të nderuar shfrytëzues të ujit për ujitje,
me datën 21.09.2022 ka ndodhur defekti në gypësjellësin kryesor ɸ1800mm, i cili kalon nëpër pjesë të sipërfaqeve në fshatin Rezinë dhe i cili furnizon me ujë për ujitje nënsistemet: Ura e Terezive,Rogovë,Anadrini i Ulët. Ky gypësjellës gjendet në një teren mjaft të vështirë për intervenim.Pas shumë përpjekje, angazhimit dhe gatishmërisë së secilit të punësuar të stafit teknik duke punuar edhe gjatë tërë vikendit, më në fund kemi arritur t’a sanojmë duke e finalizuar punën me sukses.
Punëtorëve të angazhuar në sanimin e defektit Menaxhmenti i Kompanisë u uron shëndet në familjet e tyre dhe i falënderon për gatishmërinë dhe angazhimin në punë.
Urojmë që të tilla defekte të mos përsëriten!
T’gjitha të mirat!
K.r.u ,,Radoniqi-Dukagjini” Sh.a, Gjakovë.




