KRU Radoniqi – Dukagjini

Rreth nesh

Historiku i ndërmarrjes

KRU “Radoniqi-Dukagjini” SH.A me seli në Gjakovë është ndërmarrje publike e cila furnizon sektorin e bujqësisë me ujë për ujitje. KRU “Radoniqi-Dukagjini” SH.A është themeluar në vitin 01.01.2003 nga AKM-ja duke e ndarë njesin punuese të ujitjes nga N.SH. “Hidrosistemi Radoniqi” me seli në Gjakovë, dhe bashkimin e saj me N.SH. “Dukagjini” nga Prizreni.

Dy ndërmarrjet e bashkuara janë themeluar:

Hidrosistemi i Radoniqit në vitin 1985 dhe Dukagjini në vitin 1965.

Sistemi i Ujitjes Radoniqi-Dukagjini përbëhet nga dy infrastruktura të veçanta të ujitjes, të cilat pas luftes u integruan në një ndermarrje të përbashkët Kompania Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” si një sistem i integruar i ujitjes.

Infrastruktura e kësaj kompanie shtrihet në teritorin e tri komunave të Kosovës dhe atë në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Sistemi i Radoniqit është një sistem modern i ujitjes që ofron ujë për ujitje sipas kërkesave të bimëve 24/7 për rreth gjatë muajve Prill-Shtator, gjithashtu mbulon një sipërfaqe rreth 9350ha dhe shtrihet në teritorin e komunave Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, i cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Radoniqit me kapacitet prej 113 milion m3 ujë dhe shpërndahet përmes kanalit kryesor të hapur nga betoni rreth 9km gjatësi dhe rrjetës primare, sekondare dhe terciare me një gjatësi rreth 1300km të cilat ofrojm ujin deri tek hydrantët të cilët ndodhen në parcellat e fermerëve.

Sistemi i ujitjes Radoniqi filloj të ndërtohet në vitin 1978 dhe ishte planifikuar të realizohej në dy faza me gjithsej rreth 21,000ha ndërsa punimet për fazen e parë përfunduan në vitin 1985 kur edhe sistemi u lëshua në funksion dhe i cili ishte projektuar të mbulonte 10,250ha tokë bujqësore.

Skema Radoniqi – Faza e I-rë përbëhet nga tetë nënsisteme: Janosh, Qerim, Qifllak, Ratkoc, Doblibare, Ura e Terezive, Anadrini dhe Rogovë. Në fazën II janë planifikuar gjashtë nënsisteme: Skivjan, Cërmjan, Vraniq, Polluzhë, Rahovec dhe Rogovë II me sipërfaqe rreth 7600ha.

Ujitja në këtë system është ujitje në formë shiu artificial dhe secili fermer mund të ujis i pavarur në çdo kohë me që secili prej tyre ka hidrantin e vet në parcelen e tij. Nga e gjithë sipërfaqja e projektuar dhe e ndërtuar në fazën e I në systemin e ujitjes Radoniqi sot ujiten nga 4,300-4,800ha nga sektori primarë.

Pjesa tjetër e sipërfaqëve të mbetura jashtë funksionit është e sektorit publikë të ish koperativave dhe kombinateve bujqësore, e privatizuar dhe pothuajse e pa punuar.

Skema e ujitjes “Dukagjini” shtrihet në kumunen e Prizrenit e projektuar për një siperfaqe prej rreth 5000ha, ku pjesa më e madhe ka qenë në sektorin shoqërorë-publikë pronë e ish kombinatit bujqësorë dhe koperativë nga e gjithë sipërfaqja e projektuar viteve të fundit ujiten rreth 450-700ha.

Kjo Skemë ujitëse është ndërtuar rreth viteve 1962-1965 dhe pjesërisht është sistem hidrocentral me ujitje sipërfaqësore, ndërsa një pjesë e vogël me investime shtesë në vitin 2003 i afrohet sistemit modern të ujitjes me spërkatje.

Ujë merret direkt nga Lumbardhi i Prizrenit në dy vendmarrje.

Furnizimi me ujë në kanalin kryesor është rregulluar në bazë të strukturës rregulluese dhe valvulat e vendosura në Lumbardhin e Prizrenit përmes dy kanaleve kryesore, një për nën-sistemin “R” dhe një për nën-sistemin “D”. Përgjatë kanaleve kryesore ekzistojnë struktura rregulluese me të cilat operohen nën-sistemet.

Mangësi e këtij sistemi është urbanizimi i shumë siperfaqeve të tokave bujqësore ku shtrihet rrjeti i ujitjes dhe ky trend po vazhdon edhe sot.