KRU Radoniqi – Dukagjini

Të nderuar shfrytëzues të ujit për ujitje,

Me datën 16.05.2023 ka ndodhur defekti në gypësjellësin kryesor ɸ1700mm, i cili kalon nëpër pjesë të sipërfaqeve në fshatin Lugbunar dhe i cili është gyp furnizues për tërë systemin e ujitjes “Radoniqi”. Ky defekt  ka një natyrë intervenimi mjaft të vështirë, prandaj kompania kërkon mirëkuptim nga shfrytëzuesit e ujit për ujitje.

Të punësuarit tanë dhe ekipet e mirëmbajtjes janë duke u përpjekur në maksimum të sanojnë këtë avari dhe sa më parë të fillojë furnizimi I rregullt me ujë.

Punëtorëve të angazhuar në sanimin e defektit Menaxhmenti i Kompanisë u uron shëndet në familjet e tyre dhe i falënderon për gatishmërinë dhe angazhimin në punë.

Urojmë më të mirat për ju!

T’gjitha të mirat!

KRU “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë.