KRU Radoniqi – Dukagjini

Të nderuar konsumatorë të ujit të ujitjes të përfshirë në nënsistemin “Anadrini i Ulët” (celinë-Piranë), ju njoftojmë se kemi defekt në gypsjellësin ɸ 900, gyp kryesor në sistem, i cili gjendet në Celinë dhe përkohësisht e kemi ndërprerë furnizimin me ujë. Ekipet tona janë duke punuar në evitimin e problemit i cili është i natyrës mjaft të vështirë për intervenim, prandaj kompania kërkon mirëkuptimin tuaj. Do të mundohemi që në kohë sa më të shkurtër ta evitojmë problemin.

Me respekt!

K.R.U ,,Radoniqi-Dukagjini” Sh.A. Gjakovë