KRU Radoniqi – Dukagjini

Qendra e thirrjeve:
+383 390 320 054  |  +383 390 320 536

Të nderuar fermerë dhe të gjithë konsumatorët e ujit për ujitje, ju njoftojmë se sot më datë 22.04.2024 kemi filluar me furnizim me ujë për ujitje.

Sot fillon mbushja me ujë e infrastrukturës kryesore si dhe furnizimi për nënsistemin “Anandrini i Ulët” (Xërxe-Piranë) dhe në ditët në vijim do të furnizohen dhe nënsistemet tjera.

Luteni që të kontrolloni dhe të kujdeseni për pajisjet furnizuese të ujit(hidrantat) nëpër parcelat tuaja.

Kompania uron një sezonë të mbarë dhe produktive për të gjithë ju si dhe urojmë të kemi furnizim të rregullt dhe pa ndonjë problem në infrastrukturën kryesore.

Sezonë të mbarë dhe të gjitha të mirat për ju!

KRU “Radoniqi-Dukagjini” Sh.A, Gjakovë